Gazeta Si – Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin me burg për vrasjen e gruas shtatzënë në vitin 2012, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror të QSUNT, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Përmes një njoftimi, policia thotë se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator. Çeliku, banues në Vlorë ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi ishte arrestuar më datë 09.12.2012.
Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj burg. Ishte dhjetori i vitit 2012, kur u raportua një prej krimeve më të rënda të asaj kohe në Shqipëri.
Një 34-vjeçare, e cila po priste të sillte në jetë fëmijën e tretë, u vra në formë makabre nga bashkëshorti i saj, Shpëtim Çeliku.
Ngjarja tronditëse u regjistrua në Orikum të Vlorës, ku Shpëtim Çeliku, asokohe 35 vjeç, e goditi me sqepar të renë e cila ishte në muajin e 6-të të shtatzënisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



