Ka ndodhur

Durrës, 76-vjeçari plagos rëndë bashkëshorten me shkop druri në kokë (video)

Gazeta Si – Një 76-vjecar është arrestuar në Durrës, pasi tentoi të vriste bashkëshorten e tij duke e plagosur rëndë me shkop druri në kokë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.17 të qytetit, ku policia ka ndërhyrë duke arrestuar të moshuarin A.R., i cili siç shihet edhe në pamjet e filmuara nga kamera e sigurisë.

Ai ka ndjekur nga pas gruan e tij F.D., 70 vjeçe, duke e goditur me shkop druri pas një konflikti që kishin patur për motive të dobëta.

Si pasojë e goditjeve të shumta, gruaja e tij ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë