Nga Gazeta Si – Një përballje interesante ajo e “MHPArena”, ku Stuttgart pret kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich, në një duel të rëndësishë të Bundesligës këtë të shtunë.
Vendasit po luftojnë me një listë të gjatë dëmtimesh, por kjo nuk i ka penguar të rigjejnë një formë të mirë kohët e fundit.
Nga ana tjetër, bavarezët kanë treguar shenja dobësie, megjithëse mbeten dukshëm të parët në krye të renditjes.
Balancimi i detyrave në Kupë, Kampionat dhe Europë duket se ka ndikimin e vet te Stuttgart, i cili po përballet me shumë mungesa ndërsa i afrohemi pushimit dimëror.
Pavarësisht problemeve me lojtarët, rezultatet e Stuttgart kanë mbetur të kënaqshme ditët e fundit, me 4 fitore në 6 ndeshje – një ecuri që përfshin një humbje të vetme.
Ajo erdhi fundjavën e kaluar kundër të sapongjiturve në elitë, Hamburger SV – një rezultat surprizë që gjithashtu i dha fund serisë prej 4 ndeshjesh pa humbje të Stuttgart.
Ata u rikthyen në Kupë të mërkurën, duke marrë një fitore solide 2-0 në transfertë ndaj VfL Bochum, ndërkohë që lanë pushim disa nga lojtarët e tyre kryesorë.
Sebastian Hoeness dhe lojtarët e tij synojnë të hakmerren për humbjen në Superkupë kundër Bayern në Gusht.
Duke folur për bavarezët, skuadra e Vincent Kompany ka treguar shenja cenueshmërie kohët e fundit – veçanërisht në fazën mbrojtëse.
Bayern nuk ka arritur të mbajë portën e paprekur në 6 ndeshjet e fundit, ku pësoi 11 gola gjatë kësaj periudhe.
Dy prej këtyre golave u shënuan nga Union Berlin, ndërsa Bayern arriti me vështirësi një fitore 3-2 në kryeqytet për të siguruar vendin në raundin tjetër të Kupës.
Në Bundesligë, Bayern mbetet 8 pikë përpara ndjekësit më të afërt, RB Leipzig, dhe gjithashtu krenohet me një rekord mbresëlënës sulmi, ku ka shënuar 44 herë vetëm në kampionat.
Një fitore për bavarezët (duke marrë parasysh se Bayern ka triumfuar në tre përballjet e fundit me Stuttgart) do të siguronte pozicionin e tyre në krye të tabelës deri në fillim të Vitit të Ri.
Stuttgart: Nübel – Jeltsch, Chabot (c), Hendriks – Assignon, Chema, Stiller, Mittelstädt – El Khannouss, Leweling – Undav
Trainer: Sebastian Hoeneß
Bayern: Neuer (c) – Laimer, Upamecano, Tah, Stanišić – Kimmich, Goretzka – Olise, Gnabry, Díaz – Kane
Trainer: Vincent Kompany
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



