Gazeta Si – Një aksident i rëndë ka ndodhur në Unazën e Madhe në Tiranë mbrëmjen e të premtes, 5 dhjetor. Policia e Tiranës njoftoi se janë përplasur dy makina dhe një motor.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorit, një 38-vjeçar me iniciale O.Xh. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen shoferët e dy makinave të cilët po pyeten mbi ngjarjen.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



