Nga Gazeta Si – Pak ditë pas asaj që ndodhi në Fushë Krujë, Komisioni i Disiplinës ka dalë me vendimet e rradhës.
Sfida do të riluhet në të njëjtën orë (13:30) në datën 17 Dhjetor.
Ndërsa Iliria është ndëshkuar me gjobë, pezullime dhe ndeshje në fushë asnjëanëse.
Më poshtë gjeni edhe vendimet e Komisionit të Disiplinës për këtë ndeshje:
“KF Iliria, për mos përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes kundër KF Skënderbeu, për shkak të akteve të dhunës ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/d, 8, 13/2, 16/1, 17/1 dhe 77 të KDE-së, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2025–2026 në fushë asnjanëse, e ndodhur të paktën 50 km larg stadiumit “Redi Maloku”. Sipas nenit 76/1/a të KDE-së, gjoba aplikohet në masën 50%”.
- Në zbatim të nenit 6/3/k të KDE, ndeshja midis KF Iliria dhe KF Skënderbeu do të riluhet në stadiumin “Elbasan Arena” në datën 17.12.2025 ora 13.30.
- Lojtari i KF Iliria, Adolf Selmani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Iliria, Brajan Selmani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Iliria, Bruno Arrabal, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i KF Iliria, Jonels Selmani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



