Futboll

Gianni Infantino i jep Trumpit Çmimin e Paqes së FIFA-s

Gjatë ceremonisë për hedhjen e shortit të Botërorit 2026, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është vlerësuar me Çmimin e Paqes të FIFA-s për herë të parë.

Trump merr një medalje me një trofe të madh pranë tij, të cilat iu dorëzuan nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Ky është vërtet një nga nderimet më të mëdha të jetës sime. Ne shpëtuam miliona jetë. Gianni Infantino ka bërë një punë të jashtëzakonshme, keni vendosur një rekord të ri në shitjet e biletave. Është një imazh i mirë për ju dhe lojën e futbollit, siç e quajmë ne. Është përtej shifrave që mendonim. Bota është një vend më i sigurt tani. SHBA-të nuk po shkonin mirë një vit më parë…”, tha Trump.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë