Futboll

FIFA përcakton fazën Finale të Botërorit të parë me 48 skuadra

Nga Gazeta Si – Tom Brady, Wayne Gretzky, Aaron Judge dhe Shaquille O’Neal do të jenë të gjithë në skenë, ndërsa ish-kapiteni i Anglisë, Rio Ferdinand, pritet të drejtojë shortin e paprecedentë me 48 skuadra së bashku me prezantuesen e njohur Samantha Johnson, sot në orën 18:00.

FIFA ka bërë një përzgjedhje e jashtëzakonshme ndihmësish në këtë short – Tom Brady, Wayne Gretzky, Aaron Judge dhe Shaquille O’Neal – do të jenë në skenë në një bashkim magjik të ikonave botërore të sportit. I ftuari special, Eli Manning do t’i shtojë shkëlqim eventit si prezantues i tapetit të kuq.

Shorti Final i Kupës së Botës FIFA 2026™ do të shndërrojë Uashingtonin në epiqendrën e sportit global, kur sytë e Botës do të drejtohen nga qendra ikonë “John F. Kennedy Center for the Performing Arts”.

Duke ndërthurur sportin, argëtimin dhe spektaklin si asnjëherë më parë, shfaqja do të zbulojë përballjet e fazës së grupeve të Kupës së Botës me 48 ekipe – të parës në histori – duke shënuar fillimin e një epoke të re për sportin më të përhapur në Botë.

Vendi
– Shorti i fazës Finale do të hidhet në “Kennedy Center” në Washington DC.

Ekipet pjesëmarrëse
– Bashkë-organizatorët:

  • Kanada, Meksikë, SHBA

Azia:

  • Australia, Irani, Japonia, Jordania, Koreja e Jugut, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani

Afrika:

  • Algjeria, Kepi i Gjelbër, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Ghana, Maroku, Senegali, Afrika e Jugut, Tunizia

Amerika Qëndrore:

  • Curaçao, Haiti, Panama

Amerika e Jugut:

  • Argjentina, Brazili, Kolumbia, Ekuadori, Paraguai, Uruguai

Oqeania:

  • Zelanda e Re

Evropa:

  • Austria, Belgjika, Kroacia, Anglia, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Skocia, Spanja, Zvicra

Vendet e mbetura

Gjashtë nga 48 ekipet e Kupës së Botës “FIFA 2026” nuk janë përcaktuar ende dhe do të mësohen vetëm në Mars të vitit 2026.

Katër vende do të vijnë nga play-off’i mes 16 ekipeve të UEFA-s, të cilat do të luhen nga:

  • Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Çekia, Danimarka, Italia, Kosova, Irlanda e Veriut, Maqedonia e Veriut, Polonia, Irlanda, Rumania, Sllovakia, Suedia, Turqia, Ukraina dhe Uellsi.

Dy vendet e tjera do të përcaktohen nga turneu Play-Off i Kupës së Botës “FIFA 2026”™, ku do të konkurrojnë:

  • Bolivia, Kongo, Iraku, Xhamajka, Kaledonia e Re dhe Surinami.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë