Futboll

Mbrojtja më e dobët e titullit në ‘Premier League’

Nga Gazeta Si – Fillimi i sezonit 2025-26 si kampion në fuqi në Premier League ka qenë i mjerueshëm për Liverpool-in.

Por si krahasohet ai me mbrojtjet më të dobëta të titullit në historinë e këtij kompeticioni?

Pikërisht kur mendon se fillimi i sezonit nuk mund të bëhej më i keq, Liverpool humb sërish.

Pasi fitoi 5 ndeshjet e para të kampionatit këtë sezon, Liverpool humbi 6 nga 8 ndeshjet e fundit, po aq sa kishin humbur në 58 ndeshjet e mëparshme të Premier League.

Humbja 3-0 e të shtunës së kaluar ndaj Nottingham Forest bëri që ata të humbisnin 2 ndeshje rradhazi në kampionat me të paktën 3 gola diferencë, për herë të parë që nga Prilli i vitit 1965.

Por kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Chelsea dhe Leicester kanë rekordet negative pas 12 dhe 38 javëve në ishull.

Ndërsa në listën e trainerëve të larguar apo shkarkuar një sezon pas titullit Kampion, gjejmë emra si Ferguson, Mourinho, Mancini etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë