Një bombol gaz ka shpërthyer brenda një picerie në proces hapjeje në kompleksin e pallateve ‘Delijorgji’ mesditën e sotme.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur pronari B.D., 40 vjeç dhe punonjësi K.B., 28 vjeç . Mësohet se gjatë tentativës për ta instaluar bombolën e gazit, ka patur një rrjedhje gazi që ka shkaktuar shpërthimin.
Dy të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe sipas mjekëve, nuk kanë dëmtime problematike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



