Nga Gazeta Si – Federata Shqiptare e Futbollit vendosi anullimin e ndeshjes Iliria-Skënderbeu pas dhunës së vendasve në dhomat e zhveshjes.
Gjithçka ndodhi krejt papritur kur skuadrat po bëheshin gati të dilnin në nxemjen e zakonshme përpara ndeshjes.
Sipas burimeve nga klubi Skënderbeu, ka qënë një sulm total nga lojtarët e Ilirisë ndaj korçarëve që ka përfshirë edhe stafin teknik të Skënderbeut që ndërhyri për të qetësuar situatën.

Pas marrjes së njoftimit, FSHF ka vendosur anullimin e ndeshjes, ndërsa kryesuesit e Kategorisë së Parë janë larguar drejt Tropikal e më pas drejt Korçës ku do të luajnë ndeshjen e rradhës në fundjavë.
Ndërkohë Iliria nuk e pranon ushtrimin e dhunës por do ti duhet të përballet me vendimin e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF.
Nga ana tjetër Skënderbeu ka nxjerrë edhe fotot e lojtarëve të dhunuar, Saleh Nasr dhe Salim Abubakar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


