Gazeta Si – Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në lagjen “Drinas” të Kukësit, ku u qëllua me armë zjarri drejt biznesit “Furra Kosova”, duke shkaktuar dëmtimin e fasadës së xhamit.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë Xhemë Mena, 59 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij, Misim Mena, 26 vjeç.
Ata akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Pronari i furrës, T.O., deklaroi në polici se nuk kishte dijeni se kush mund të kishte qëlluar drejt biznesit të tij, duke mohuar konfliktet personale. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes së 27 nëntorit, fatmirësisht pa persona të lënduar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



