Futboll

Raund mesjave në futbollin vendas

Nga Gazeta Si – Kalendar i ngjeshur për futbollin shqiptar që do të kthehet sot dhe nesër në fushë për raundin e 14.

Pas festave kombëtare që u celebruan me raundin e 13, pretendentë dhe rivalë luajnë sot dhe nesër sfidat e rradhës.

Kategoria Superiore luan 3 ndeshje, pasdite dhe në mbrëmje. Raundi fillon në orën 16:30 me: 

  • Teuta – AF Elbasani
  • Partizani – Bylis

“Niko Dovana” pret skuadrën e momentit që nuk ka asnjë humbje në 5 ndeshjet e fundit por Teuta luan për fitoren e 3 rradhazi që do ta afronte akoma më shumë me kreun.

Partizani – Bylis, luhet në “Arenën e Demave” mes skuadrash që ndahen nga 1 pikë në klasifikim por edhe në 5 sfidat e fundit.

Derbi i kryeqytetit mbyll ditën në orën 19:30, në “Air Albania”: 

  • Dinamo City – Tirana

Blutë kanë 13 pikë më shumë se bardheblutë që e kanë harruar fitoren e vetme të këtij sezoni. 

Raundi ul siparin të nesërmen në orën 16:30 me sfidat:

  • Vora – Vllaznia
  • Egnatia – Flamurtari 

Kuqeblutë kërkojnë kthimin te fitoret si miq në “Loro Boriçi”. Atje ku për një pasdite, ku Vora konsiderohet si skuadra pritëse (për shkak të punimeve në stadiumin e saj).

Ndërsa vendasit e vërtetë  në “Arena Egnatia” kërkojnë shkëputjen e parë si kryesues të vetëm pasi arritën fqinjët e AF Elbasani në fundjavë.

Sipari i mesjavës do të ngrihet nga Kategoria Superiore që luan të gjitha ndeshjet sot në orën 13:30

  • KF Laçi – Pogradeci
  • Iliria – Skënderbeu
  • Lushnja – Kukësi
  • Burreli – AF Luftëtari
  • Apolonia – Besa
  • Korabi – Kastrioti

Prej tyre veçojmë transfertën delikate të Skënderbeut në Fushë Krujë ndaj Ilirisë së vendit të 5 në një fushë ku Kastrioti i shkaktoi humbjen e vetme.

Laçi pret Pogradecin në shtëpi në sfidën që luhet për vendin e dytë ndërsa në Fier do të jetë Besa që ka objektiv afrimin me Apoloninë në Klasifikim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë