Ka ndodhur

Vidhte makina në Durrës e Dibër për t’i shitur te grupet kriminale, arrestohet 21-vjeçari

Gazeta Si – Klajdi Lleshi, 21 vjeç, është arrestuar, pasi kishte kryer vjedhje të disa automjeteve në lagje të ndryshme të Durrësit dhe zona të ndryshme të qarkut të Dibrës.

Sipas policisë, i riu me banim në Bulqizë kishte vjedhur 4 automjete të markave: “Benz”, “Toyota”, “Volkswagen” dhe “Ford Focus”.

Policia njofton se ka sekuestruar makinat e vjedhura. Burime bëjnë me dije se 21-vjeçari i vidhte makinat për t’i shitur tek persona me precedentë penalë për krime të ndryshme që mund të kishin në plan të kryenin.

Arrestimi i tij u bë pak minuta pasi kishte vjedhur një automjet në Bulqizë, nga ku tentoi t’i largohej policisë në drejtim të Tiranës. Pas arrestimit u zbulua se kishte vjedhur edhe 3 automjete të tjera në Durrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë