Gazeta Si – Dy persona, Marselo Arani, 32-vjeç, dhe Armando Kola, 35-vjeç janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e të dielës në Elbasan.
Më herët, në pranga janë vënë dy të tjerë, 32-vjeçari Xhino Ago, ish-ortak me Mëhallën, i dyshuar si bashkëpunëtor, pasi i ka dhënë automjetin njërit prej autorëve dhe 52-vjeçari Kujtim Pisha, roja i karburantit “Xhaxhi Oil”, ku ndodhi ngjarja.
Xhino Ago, thotë policia e Elbasanit, i ka dhënë hua njërit prej autorëve Marselo Aranit automjetin në pronësi të tij.
Ago dhe Mëhalla kanë qenë ortak në kompaninë “Xhaxhi OIL & Rental CAR”, por që në vitin 2023 janë shkëputur.
Sipas burimeve jo zyrtare, ka pasur dyshimet për një konflikt të ditëve të fundit mes Agos dhe Mëhallës, por nuk dihen detaje të tjera.
Marsel Ago ishte në “arrest shtëpie” për një tjetër vepër penale. Ai rezulton një emër i njohur për autoritetet.
Në Itali është dënuar për shfrytëzim prostucioni, ndërkohë që në qershor të këtij viti, Prokuroria e Elbasanit i ka sekuestruar 14 pasuri, nga të cilat, 12 makina, 1 motor, 1 apartament dhe një biznes me fushë veprimtarie “Tregti automjetesh dhe dhënie mjetesh me qira” në Elbasan.
Autori tjetër i dyshuar, Armando Kola është me banim në Laç. Të dy akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Për Marselo Aranin është shtuar edhe akuza për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Mëngjesin e djeshëm, policia gjeti makinën e shkrumbuar të autorëve në fshatin Mirakë, si dhe armën e krimit. Viktima, ishte pronar i karburantit “Xhaxhi Oil” dhe një rrjeti taksish në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se biznesmeni Edmond Mëhalla ka qenë i proceduar për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Shkak i vrasjes dyshohet të jetë një konflikt i kohëve të fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



