Futboll

Në ‘Bridge’ luhet për kryesimin

Nga Gazeta Si – Dy vendet e para në Premier League do të përballen sot kur Chelsea të presë Arsenalin në “Stamford Bridge”. 

  • Statistikat kryesore

– Superkompjuteri i Opta-s i jep një avantazh të lehtë liderëve të Premier League (Arsenal), të arrijnë fitoren në “Stamford Bridge”, me një probabilitet prej 42.4%.

– Vetëm 43.5% e pikëve të Chelsea-t këtë sezon në Premier League janë fituar nga ndeshjet në shtëpi (10 nga 23).

– Pasi humb1 6 nga 7 ndeshjet e tyre të Premier League në transfertë ndaj Chelsea-t mes viteve 2013 dhe 2018 (1 barazim), Arsenal tani është i pamposhtur në 6 vizitat e fundit në “Stamford Bridge” (3 fitore, 3 barazime).

  • Përballjet direkte

– Chelsea ka fituar vetëm 1 nga 11 ndeshjet e fundit të Premier League kundër Arsenal-it (3 barazime, 7 humbje) dhe nuk ka asnjë fitore në 7 përballjet e fundit (2 barazime, 5 humbje) që nga fitorja 2-0 në “Emirates” në Gusht 2021.

– Kjo do të jetë vetëm hera e 5 që Arsenal përballet me Chelsea-n duke qenë në krye të Premier League, dhe “Topçinjtë” kanë fituar të 4 ndeshjet e mëparshme – 3-2 në Janar 2003, 2-1 në Shkurt 2004, 1-0 në Dhjetor 2007 dhe 5-0 në Prill 2024.

  • Formacionet e mundshme

Chelsea: Robert Sánchez, Malo Gusto, Wesley Fofana, Trevoh Chalobah, Marc Cucurella, Reece James, Moisés Caicedo, Enzo Fernández, Pedro Neto, Alejandro Garnacho, João Pedro.
Trainer: Enzo Maresca

Arsenal: David Raya, Jurriën Timber, William Saliba, Piero Hincapié, Riccardo Calafiori, Martin Ødegaard, Martín Zubimendi, Declan Rice, Bukayo Saka, Mikel Merino, Eberechi Eze.
Trainer: Mikel Arteta


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë