Ka ndodhur

Shpërndanin drogë, arrestohen 2 të rinj në Tiranë (video)

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni kundër shitjes së drogave të forta në Tiranë.

Policia thotë se në pranga kanë rënë K.P., 21 vjeç dhe H.S., 27 vjeç, të cilët u ndaluan për kontroll nga forcat “Shqiponja” në rrugën “Mine Peza”.

Gjatë kontrolleve brenda mjetit tip “BMW”, shoferit K.P iu gjetën doza kokaine dhe heroine, ndërsa pasagjerit H.S., iu gjetën doza kokaine.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë