Nga Gazeta Si – Një gol i Arb Manaj në 20’ mjaftoi që Drita të fitojë sfidën e shqiptarëve në Conference League 2025-’26.
Sfida u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë atje ku miqtë nuk arritën të konkretizonin epërsinë e tyre në kontrollin e topit (60%).
Shkëndija e kërkoi portën 26 herë ndaj 14 të vendasve. Goditjet nga këndi ishin 10-2 në favor të miqve, ndërsa pasimet 209/268 për Dritën ndaj 408/465 të Shkëndijës.

Miqtë rekuperuan 44 topa ndërsa vendasit 8 më pak. Momenti që vendosi sfidën ishte 20’ kur pas një topi të mbetur vakant në zonën e vogël të rreptësisë, Manaj përfiton nga hezitimi i miqve duke zhbllokuar sfidën me golin e dytë në 4 ndeshje në Conference League.
Deri në fund shifrat mbetën të pandryshuara dhe Drita u ngjit në vendin e 8 (në zonën e kualifikimit direkt) me 8 pikë (2F, 2B).
Shkëndija mbeti në vendin e 25 (jashtë zonës Playoff) me 4 pikë (1F, 1B, 2H).
- Ndeshjet e Dritës në Conference League
1-0 vs. Shkëndija
1-0 vs. Shelbourne
1-1 vs. Omonia
1-1 vs. KuPS

Skuadrat shqiptare që do të ndeshen në një sfidë historike në “Fadil Vokrri” për raundin e 4-t të Conference League, kanë shpallur edhe formacionet zyrtare.
Drita do të rrjeshtohet në skemën 4-1-4-1. Ndërsa Shkëndija në skemën 4-2-3-1. Aktualisht Drita është në vendin e 15, ndërsa tetovarët në vendin e 25.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


