Ka ndodhur

Prostitucion në Durrës / Arrestohen 2 braziliane, u gjendet çokollatë me kanabis në banesë

Gazeta Si – Dy braziliane janë arrestuar në Durrës nga policia, e cila ka finalizuar fazën e dhjetë të operacionit “Storm”, që në fokus ka goditjen e prostitucionit.

Dy të rejat dyshohen se kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr.2 të cilin e shfrytëzonin për prostitucion.

Në pranga ranë: B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Brazil. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë klienti K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, brazilianet refuzuan të hapnin derën e apartamentit ku ushtronin veprën penale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, tre aparate celularë, një bllok shënimesh, disa karta SIM, si dhe dy sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis dhe çokollatë me përmbajtje kanabisi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë