Nga Gazeta Si – 53 lojtarë kanë luajtur 100 ose më shumë ndeshje në “UEFA Champions League”.
Bernardo Silva dhe Joshua Kimmich janë të fundit që u bashkuan në këtë klub ekskluziv në Nëntor.
Lista përfshin lojtarë nga ditët e para të turneut, si edhe ata që ende po rrisin shifrat e tyre.
Mesfushori i Manchester City-t, Bernardo Silva, është emri më i ri në këtë listë, duke arritur 100 ndeshje kundër Borussia Dortmund më 5 Nëntor 2025.
Futbollisti portugez ka luajtur te Monaco dhe City në këtë kompeticion.
Joshua Kimmich (Bayern) kishte arritur shifrën 100 përballë Paris Saint-Germain në raundin e 4 të fazës së Ligës.
Gjermani është gjithashtu vetëm lojtari i 16-të që ka arritur 100 ndeshje me një skuadër të vetme në Champions League dhe i 5 për Bayern që arrin këtë shifër, pas Thomas Müller, Manuel Neuer, Philipp Lahm dhe Oliver Kahn.
Kimmich ishte lojtari i parë që arriti kuotën 100 në sezonin 2025/26, pas katër lojtarëve që e bënë këtë sezonin e kaluar: kapiteni i Parisit, Marquinhos, binomi i Atlético Madrid, Antoine Griezmann dhe Koke, si edhe İlkay Gündoğan te Manchester City.
Gündoğan ishte lojtari i parë që arriti 100 ndeshje në “Champions League” që nga sezoni 2022/23, kur Ángel Di María, atëherë te Juventus, dhe Thiago Silva te Chelseat kapën kuotën 100.
Lojtari i parë që luajti 100 ndeshje në “Champions League” ishte, Raul për Real Madrid më 21 Shkurt 2006 ndaj Arsenal.
183 – Cristiano Ronaldo (Man United 59, Real Madrid 101, Juventus 23)
177 – Iker Casillas (Real Madrid 150, Porto 27)
163 – Lionel Messi (Barcelona 149, Paris Saint-Germain 14)
– Thomas Müller (Bayern)
154 – Manuel Neuer (Schalke 22, Bayern 132)
152 – Karim Benzema (Lyon 19, Real Madrid 133)
151 – Toni Kroos (Bayern 41, Real Madrid 110)
– Xavi Hernández (Barcelona)
142 – Luka Modrić (Tottenham 8, Real Madrid 134)
– Raúl González (Real Madrid 130, Schalke 12)
– Sergio Ramos (Real Madrid 129, Paris Saint-Germain 8, Sevilla 5)
141 – Ryan Giggs (Man United)
137 – Robert Lewandowski (Dortmund 28, Bayern 78, Barcelona 31)
130 – Andrés Iniesta (Barcelona)
129 – Sergio Busquets (Barcelona)
128 – Gerard Piqué (Man United 4, Barcelona 124)
125 – Clarence Seedorf (Ajax 11, Real Madrid 25, Milan 89)
124 – Gianluigi Buffon (Parma 6, Juventus 113, Paris Saint-Germain 5)
– Paul Scholes (Man United)
– Zlatan Ibrahimović (Ajax 19, Juventus 19, Inter 22, Barcelona 10, Milan 20, Paris Saint-Germain 33, Man United 1)
123 – David Alaba (Bayern 91, Real Madrid 32)
120 – Roberto Carlos (Real Madrid 107, Fenerbahçe 13)
– Pepe (Real Madrid 71, Beşiktaş 6, Porto 43)
119 – Xabi Alonso (Real Sociedad 8, Liverpool 39, Real Madrid 47, Bayern 25)
116 – Ángel Di María (Benfica 20, Real Madrid 39, Paris Saint-Germain 54, Juventus 3)
115 – Carles Puyol (Barcelona)
112 – Thierry Henry (Monaco 9, Barcelona 26, Arsenal 77)
– Philipp Lahm (Stuttgart 7, Bayern 105)
111 – Dani Alves (Sevilla 8, Barcelona 80, Juventus 12, Paris Saint-Germain 11)
– Petr Čech (Sparta Praha 12, Chelsea 94, Arsenal 5)
110 – İlkay Gündoğan (Borussia Dortmund 20, Man City 76, Barcelona 10, Galatasaray 3)
– Arjen Robben (PSV Eindhoven 10, Chelsea 19, Real Madrid 11, Bayern 70)
109 – Antoine Griezmann (Real Sociedad 6, Atlético de Madrid 87, Barcelona 16)
– Paolo Maldini (Milan)
– Gary Neville (Man United)
– John Terry (Chelsea)
108 – Ashley Cole (Arsenal 45, Chelsea 60, Roma 3)
– Patrice Evra (Monaco 21, Man United 65, Juventus 22)
– Marquinhos (Paris Saint-Germain)
– Andrea Pirlo (Inter 5, Milan 78, Juventus 25)
107– David Beckham (Man United 77, Real Madrid 26, Milan 2, Paris Saint-Germain 2)
106 – Koke (Atlético de Madrid)
– Víctor Valdés (Barcelona)
105 – Frank Lampard (Chelsea 102, Manchester City 3)
– Thiago Silva (Milan 20, Paris Saint-Germain 60, Chelsea 25)
104 – Cesc Fàbregas (Arsenal 55, Barcelona 26, Chelsea 23)
103 – Luís Figo (Barcelona 24, Real Madrid 58, Inter 21)
– Oliver Kahn (Bayern)
– Fernandinho (Shakhtar Donetsk 30, Man City 73)
102 – Marcelo (Real Madrid)
100 – Joshua Kimmich (Bayern)
– Andriy Shevchenko (Milan 59, Chelsea 15, Dynamo Kyiv 26)
– Bernardo Silva (Monaco 18, Man City 82)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



