Nga Gazeta ‘SI’ – Në garën rajonale për një ekonomi konkurruese, Shqipëria do të humbte përballe Serbisë dhe Malit të Zi, të cilat duket se kanë aftësi më të mira në shfrytëzimin e kapitalit njerëzor.
Sipas Indeksit global të Konkurrueshmërisë, që mat aftësinë e vendeve për të tërhequr, zhvilluar dhe mbajtur talentet njerëzore, Shqipëria mban vendin e 63-të dhe vlerësohet me 46.05 pikë. Lista e rendit Shqipërinë disa pozicione poshtë Serbisë, 54 me 48.5 pikë dhe akoma më poshtë Malit të Zi, 52 me 48.7 pikë. Sa më i ulët të jetë ky tregues, aq më e dobët është kapaciteti për të mbajtur profesionistët dhe zhvilluar biznesin.
Në Indeks, Shqipëria performon mirë në treguesin e “tërheqjes”, pra aftësia e saj për të tërhequr investitorë të huaj, biznese apo emigrantë, duke u vlerësuar me 55.9 pikë.
Po ashtu, në indikatorin e punës dhe biznesit vlerësohet me 52.14 pikë, ku vlerësohet më shumë respektimi i të drejtave të punonjësve, menaxhimi dhe raporti pagë/produktivitet.
Shqipëria merr pikët minimale, 22, në indikatorin e aftësive të përgjithshme, që mat aftësinë e popullsisë për t’u përshtatur me ndryshimet e reja teknologjike, për të zgjidhur probleme komplekse dhe mendimi kritik.
Në rang botëror, vendin e parë e mban Singapori, ndjekur nga Zvicra dhe Danimarka.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



