Ka ndodhur

Abuzoi sek*ualisht me një 18-vjeçare me probleme mendore, arrestohet autori në Shijak

Nga Gazeta Si- Një 44-vjeçar është arrestuar në Xhafzotaj të Shijakut pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 18-vjeçare.

Në polici është bërë një kallëzim për të, ku thuhej se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në një banesë të braktisur në fshatin Pjezë, me një vajzë që vuan nga shëndeti mendor.

Gjatë kontrollit të banesës së H.G., banues po në fshatin Pjezë, policia ka sekuestruar një shkop gome policie dhe një armë gjahu, që e kishte pa leje.

44-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, me persona të paaftë për t’u mbrojtur”, “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të gjahut” dhe “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të ftohta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë