Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë pas një konflikti mes të miturve pasditen e të martes.
Autori 14 vjeç plagosi me thikë shokun e shkollës se ky i fundit i kërkoi sqarim se pse e shante e ofendonte. I plagosuri, 15-vjeç, nxënës i shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”, në Durrës është në gjendje kritike, pasi thika e ka kapur në zemër.
I mituri është qëlluar 4 herë me thikë në pjesën e gjoksit ndërsa njëra prej goditjeve i ka kapur dhe zemrën.
Mjeku Fitim Shini tha për median se gjendja e 15-vjeçarit është kritike teksa vazhdon të jetë i intubuar në reminacion.
“Gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresojmë që në 24-48 orët e ardhshme të stabilizohet dhe të dalë nga intubimi. Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 në gjoks, njëra prej të cilave depërtonte zemrën në 2 nivele dhe duke shkaktuar gjendjen e shokut. U ndërhy menjëherë, u lirua zemra dhe gjendja u stabilizua menjëherë. Ka marrë në sallë 3 flakon gjak dhe vazhdon gjendja e rëndë në reminacion”, tha mjeku.
Fillimisht dy adoleshentët kanë debatuar në rrjetet sociale e më pas e kanë lënë të takohen për t’u sqaruar. Gjatë përleshjes, autori ka goditur 4 herë me thikë adoleshentin.
Gjatë kontrollit në zonë, policia arriti të gjente edhe mjetin prerës që dyshohet se u përdor në ngjarje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



