Nga Gazeta Si – E nisi nga stoli për tu futur në fushë në 63’ kur miqtë ishin në disavantazhin 2-1.
Ernest Muçi udhëhoqi Trabzonspor në transfertën e Stambollit ndaj Basaksehir. 14’ pas ardhjes nga stoli, Muçi mori një top nga Batagov dhe shënoi një 11m në lëvizje duke kaluar miqtë në avantazhin e parë, 2-3.
Në minutën e parë shtesë Yildirim barazoi por 10’ më vonë, Muçi (sërish pas një asist-i nga Batagov) godet në hyrje të zonës duke gjetur trekëndëshin e djathtë dhe golin e fitores për Trabzonspor.
Ishin dy golat e parë të shqiptarit në këtë sezon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


