Nga Gazeta ‘SI’ – Pas një situate të tensionuar që zgjati për disa orë, dy persona të armatosur janë dorëzuar këtë të hënë në fshatin Orosh të Bashkisë së Fushë-Arrëzit.
Policia e Pukës kishte rrethuar banesën ku dyshoheshin të fshiheshin J.C., 24 vjeç, dhe Sh.U., të cilët kishin kërcënuar se do të qëllonin ndaj forcave të rendit nëse afroheshin.
Në vendngjarje ishin të pranishëm njësitë e RENEA-s dhe forca të specializuara për ndërhyrje të situatave të rrezikshme. Burimet policore bëjnë me dije se të dy personat janë të njohur për autoritetet, pasi më parë ishin skeduar nga Anti-terrori për veprime radikale dhe për rrezik të lartë shoqëror.
Pjesë e negociatave për dorëzimin e tyre kanë qenë edhe familjarët e të dyshuarve, të cilët kanë ndërmjetësuar për të shmangur përshkallëzimin e dhunës. Pas disa orësh negociatash intensive, situata përfundoi pa asnjë të lënduar, ndërsa të dy personat u morën nën kontroll nga policia dhe do të përballen me përgjegjësitë ligjore për veprimet e tyre.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitet, ndërsa policia njofton se do të vijojë patrullimet dhe masat për ruajtjen e sigurisë në zonë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



