Futboll

Dortmund vs. Stuttgart për konsolidimin e zonës Champions

Nga Gazeta Si – Borussia Dortmund pret Stuttgart në ndeshjen kryesore të javës së 11-të në Bundesliga.

Mes të tretëve kundër të katërtëve, pritet një përballje intriguese ku verdhezinjtë kërkojnë revansh.

Në ndeshjen e fundit para ndërprerjes së kombëtareve, Dortmundi ishte sekonda larg për t’u bërë ndjekësi më i afërt i Bayern por tani qëndron në vendin e 3 në klasifikim, me pikë të barabarta me Stuttgartin në vend të 4.

Niko Kovaç dhe të tijtë kanë humbur vetëm 1 ndeshje, 2-1 ndaj Bayern në Der Klassiker – dhe kanë fituar 6 nga 9 ndeshjet e tjera në Bundesliga.

Në fakt, duhet të kthehemi pas në 8 Mars për të gjetur humbjen e fundit të Dortmundit në kampionat, përveç asaj ndaj Bayern.

Ndërkohë Stuttgart rekuperoi 2 humbje në 3 ndeshjet e para të sezonit për t’u ngjitur mes 4 të parave.

Në 7 ndeshjet e fundit, ka fituar 6, duke humbur vetëm ndaj Leipzig. Ndërsa 7 fitore pas 10 javësh përbëjnë një rekord për klubit.

Vetëm Bayern ka regjistruar më shumë goditje në portë, e vetmja skuadër që kontrollon më shumë se 57% topin.

Pas një sezoni të zbehtë në vendin e 8, skuadra e Sebastian Hoeneß duket pranë nivelit të saj më të mirë.

Kohët e fundit, Dortmund e ka shndërruar “Signal Iduna Park” në një fortesë.

Në 10 ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha kompeticionet, ka fituar 9 dhe ka barazuar 1, duke mos pësuar asnjë humbje në shtëpi për 8 muaj.

Kjo seri përfshin ndeshje ndaj Barcelona-s dhe Leipzig. Stuttgart ka fituar ndaj Dortmund në 5 ndeshjet e fundit mes tyre.

Ecuri që përfshin disa fitore bindëse ku Stuttgart ka shënuar të paktën dy gola në katër prej tyre. Fitorja 5-1 në javën e 4 të sezonit të kaluar ishte kulmi i këtij dominimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë