Nga Gazeta ‘Si’- Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.
Takimi mbahet në Pallatin e Brigadave dhe nis në orën 09:30.
Në samit merr pjesë edhe komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në Tiranë që nga dita e djeshme. Ajo ka zhvilluar një takim dhe një darkë pune me kryeministrin Edi Rama.
Pas pritjes së liderëve në orën 09:30, samiti fillon zyrtarisht në orën 10:00. Fjalët hyrëse do t’i mbajnë kryeministri Rama dhe komisionerja Kos. Rreth orës 11:30 do të realizohet fotoja familjare, ndërsa në 11:35 pritet konferenca e përbashkët për mediat e Ramës dhe Kos.
Ky samit zhvillohet në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, e cila ka hapur së fundmi grupkapitullin e fundit të negociatave me BE-në, atë të Bujqësisë dhe Kohezionit. Qeveria shqiptare synon anëtarësimin deri në vitin 2030, ndërsa Bashkimi Europian ka vlerësuar progresin e bërë deri tani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



