Nga Gazeta Si – Pas Flamurtarit dhe Laçit një ditë më parë, sot u njohën edhe 6 skuadrat e tjera që u kualifikuan më tej në Kupën e Shqipërisë. Skënderbeu, Vora, Besa, Pogradeci, Apolonia dhe Burreli plotësojnë 8 më të mirat që do të kthehen në fushë në datën 10 Janar.
Përballë tyre do të jenë 8 skuadrat e mbetura nga Kategoria Superiore, pasi Flamurtari dhe Vora e nisën më herë rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.
Në këtë mënyrë kemi dy çifte nga niveli më i lartë i futbollit në vend:
– Teuta vs. Vora
– AF Elbasani vs. Flamurtari
Ndërsa në sfidat e mbetura takime që vënë përballë historinë janë:
– Tirana vs. Skënderbeu
– Dinamo City vs. Besa
Nga takimet e tjera, Egnatia duket e favorizuar ndaj Apolonisë, Partizani ndaj Burrelit dhe Vllaznia ndaj Pogradecit.
Më e ekuilibruar paraqitet ndeshja mes Bylis dhe Laçit.
Pas ndeshjeve të sotme, Kupa e Shqipërisë uli siparin e vitit kalendarik dhe do të kthehet si kompeticioni i pare në vitin 2026
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



