Futboll

Kupa e Botës 2026, gjithçka gati për fazën Play-off

Nga Gazeta Si – Nuk munguan surprizat në fazën play-off të Europës, ku 16 skuadra do të luftojnë për vetëm 4 vende.

Pjesa më e madhe e përfaqësueseve evropiane në Kupën e Botës 2026 u konfirmua pas përfundimit të fazës së parë të eleminatoreve në zonën e UEFA-s, por identiteti i 4 skuadrave të fundit do të mësohet vetëm në Marsin e ardhshëm.

Në total, 16 skuadra nga UEFA do të marrin pjesë në turneun e vitit të ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada, ku 12 skuadra kualifikohen automatikisht nga faza eleminatore dhe 4 që vijnë nga faza play-off.

  • Kur zhvillohet shorti i play-off’it të Botërorit 2026?
    Shorti do të hidhet në Zyrih, Zvicër, të enjten, më 20 Nëntor 2025, në orën 13:00.

Cilat skuadra janë në play-off nga UEFA për Kupën e Botës 2026?
Play-off’i evropian për Kupën e Botës 2026 ka 16 skuadra – 12 vendet e dyta në grupet eleminatore dhe 4 skuadrat me renditjen më të mire nga “Nations League”.

Vazot e Play-off’it në zonën evropiane
  • Vazot e shortit për play-off’in e UEFA-s – Kupa e Botës 2026
    Bazuar në renditjen e FIFA-s të datës 19 nëntor 2025. Skuadrat do të ndahen në 4 vazo – dy të parat “kokë në short” dhe dy të tjerat, ndjekëse.

12 vendet e dyta nga faza e grupeve do të vendosen në vazon 1 deri në 3, ndërsa 4 skuadrat nga rruga e “Nations League” do të jenë në vazon 4 si skuadra ndjekëse.

Skuadrat nga Vazo 1 do të luajnë kundër atyre të Vazos 4, dhe ato nga Vazo 2 do të luajnë kundër Vazos 3. Skuadrat nga Vazo 1 dhe 4 do të vendosen në 1/2 finalet 1, 3, 5 dhe 7, ndërsa ato nga Vazo 2 dhe 3 do të vendosen në ½ finalet 2, 4, 6 dhe 8.

  • Si funksionon play-off për Kupën e Botës 2026?
    Play-off’i në zonën e Europës do të ketë 4 rrugë – A, B, C dhe D. Secila përmban 4 skuadra, nga një për secilën vazo. Brenda çdo rruge do të ketë dy gjysmëfinale, dhe fituesit e tyre do të luajnë Finalen për një vend në Kupën e Botës 2026.

Kur do të luhen ndeshje play-off për Botërorin 2026?
Play-off i Botërorit do të luhet në Mars 2026. Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 26 Mars 2026, dhe Finalet më 31 Mars 2026.

  • Skuadrat e kualifikuara direkt në Kupën e Botës 2026
    Austri
    Belgjikë
    Kroaci
    Angli
    Francë
    Gjermani
    Holandë
    Norvegji
    Portugali
    Skoci
    Spanjë
    Zvicër

Faza Finale starton më 11 Qershor dhe mbyllet me Finalen e 19 Korrikut, vitin e ardhshëm në Kanada, Meksikë dhe SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë