Treg

Bitcoin bie poshtë 90 mijë dollarëve. Tregu i kriptove humb 1.2 trilion dollarë

Bitcoin ra poshtë vlerës së 90 mijë dollarëve sot për herë të parë në 7 muaj, duke treguar se tregu po bëhet më i rrezikshëm.

Kriptomonedha e ndjeshme ndaj rrezikut ka humbur të gjitha fitimet e këtij viti dhe tani ka rënë gati 30% nga çmimi më i lartë historit mbi 126.000 dollarë, në tetor.

Rreth 1.2 trilion dollarë janë fshirë nga vlera totale e tregut të të gjitha kriptomonedhave në gjashtë javët e fundit, sipas gjurmuesit të tregut CoinGecko.

Pjesëmarrësit e tregut thanë se një kombinim i dyshimeve se SHBA do të ulë normën e interesit dhe një përhapje e rrezikut në tregjet financiare po dëmton kriptomonedhat.

“Shitja në masë është ndikuar nga kompanitë dhe institucionet që kishin blerë kripto me “grumbuj” gjatë periudhës së rritjes” thotë Joshua Chu, bashkëkryetar i Shoqatës Ëeb3 të Hong Kongut. “Kur mbështetja dobësohet dhe pasiguria makro rritet, besimi mund të gërryhet me shpejtësi të jashtëzakonshme.”

Spekulatorët që kishin vënë para në kripto me shpresën e rregullores mbështetëse të SHBA-së kanë filluar të tërhiqen, duke shkaktuar dalje të qëndrueshme nga ETF-të (tregtimi në bursë) dhe instrumente të ngjashme në javët e fundit, tha Joseph Edëards në Enigma Securities.

“Presioni i shitjes këtu nuk është i jashtëzakonshëm, por po vjen në një pikë relativisht të dobët nga ana e blerjes … shumë blerës me pakicë u goditën gjatë rënies së shpejtë muajin e kaluar,” tha ai, duke iu referuar një rënie të tetorit në të cilin pati 19 miliardë dollarë likuidime.

Tregjet europiane të aksioneve u hapën më ulët të hënën, me tregtarët të shqetësuar për një sektor të mbivlerësuar të teknologjisë.

Kriptomonedha Ethereum gjithashtu ka qenë nën presion prej muajsh dhe ka humbur gati 40% të vlerës së saj nga një kulm në gusht mbi 4.955 dollarë./Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë