Futboll

Evropa përcakton skuadrat e fundit dhe ul siparin e eleminatoreve për Kupën e Botës

Nga Gazeta Si – Pas Çekisë, sot do të mësohen zyrtarisht skuadrat nga ku do të dalë kundërshtari i rradhës për Shqipërinë në Playoff.

Nga 10 eleminatoret e fundit në zonën evropiane, 4 prej tyre kanë impakt të drejtëpërdrejtë në vazot 2 dhe 3 për fazën Playoff.

Një tjetër ndeshje interesante është ajo mes Kosovës dhe Zvicrës. Dardanëve ju duhet një mrekulli për vendin e parë ndaj miqve me Xhakën dhe Shaqirin në skuadër.

Jo vetëm kaq, por kjo ndeshje pritet me interes edhe për deklaratat e Granit Xhakës që në shtypin helvet ka kritikuar Hajdarin dhe Avdullahun që zgjodhën Kosovën.

  • E Martë 18 Nëntor
    B – Suedi vs Slloveni
    B – Kosovë vs Zvicër
    C – Bjellorusi vs Greqi
    C – Skoci vs Danimarkë
    E – Bullgari vs Gjeorgji
    E – Spanjë vs Turqi
    J – Uells vs Maqedoni e Veriut
    J – Belgjikë vs Lihtenshtein
    H – Austria vs Bosnje Hercegovina
    H – Rumani vs San Marino

Grupi B: Renditja përfundimtare do të vendoset ditën e fundit, megjithëse Kosova do të duhej të siguronte një fitore të jashtëzakonshme në Zvicër për të përmbysur avantazhin e golaverazhit të skuadrës së Murat Yakin. “Shumë gjëra duhet të ndodhin që Zvicra të mos kualifikohet,” tha mesfushori dardan i vendasve, Granit Xhaka. “Megjithatë, ne duhet të qëndrojmë të përqendruar në ndeshjen tonë kundër Kosovës.”

Grupi C: Pas barazimit të papritur 2-2 që Bjellorusia mori në Kopenhagë të shtunën, Skocia ka një shans të dytë dhe do të luajë kundër Danimarkës në “Hampden Park” për një vend në Kupën e Botës. “Kishim pak fat,” pranoi trajneri Steve Clarke pas humbjes 3-2 të skuadrës së tij në Greqi. “Bjellorusia mori rezultat në Danimarkë dhe kjo na jep gjithçka për të luftuar.”

Grupi E: Spanja dhe Turqia e kanë të sigurt një vend në dyshen e parë, por edhe nëse skuadra e Vincenzo Montella-s fiton në Sevilje, avantazhi i golaverazhit të kampionëve të Europës mbetet i madh. Montella pranoi se formacioni i tij mund të varet nga mendimi për play-off-et. “Duhet të jemi të matur,” tha ai. “Duhet të mbërrijmë në Mars me një skuadër të shëndetshme.”

Grupi H: Austria ishte shumë afër kualifikimit të shtunën, por një reagim i vonshëm i Bosnjë-Hercegovinës e ndaloi. Boshnjakët tani mund të marrin vendin e parë me një fitore në Vjenë. “E dinim që duhej të fitonim [në Qipro],” tha me një buzëqeshje shënuesi më i mire, 36-vjeçari Marko Arnautović të shtunën. “Faleminderit Zotit që ia dolëm. Për sa kohë që mund të qëndroj në këmbë, do të luaj për kombëtaren.”

Grupi J: Një barazim në Kazakistan i mohoi Belgjikës kualifikimin e hershëm, por ndërsa ata e kanë të sigurt të paktën një vend në play-off, Uellsi dhe Maqedonia e Veriut do të jenë gati të përfitojnë nëse ata gabojnë kundër Lihtenshtejnit. Sulmuesi Jeremy Doku e di që “Djajtë e Kuq” duhet të lënë pas shpejt rezultatin në Astana. “Të gjithë duhet të bëjmë më mirë,” tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë