Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë shtatorit të këtij viti, në Shqipëri u regjistruan rreth 530 mijë vizitorë në strukturat turistike, me rritje vjetore 32%.
Sipas INSTAT, rritja është më e dukshme tek vizitorët e huaj, +38%, përkthyer në 405 mijë. Vizitorët rezidentë u shtuan me 15%, ose rreth 125 mijë.
Edhe net qëndrimet kanë pasur një shtator pozitiv dhe u rritën me 19.6%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 25.1%, ndërsa ato nga rezidentët me 4.8%.
Vizitorët nga jashtë kryesohen nga ata të Kosovës, që zënë 13% të totalit, ndjekur nga Polonia me 11% dhe Italia 10%. Gjermania dhe Franca kontribuan përkatësisht me 9 % dhe 8 % të vizitorëve, ndërsa 49 % e tyre ishin nga vende të tjera.
Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 52.7%, krahasuar me 40.4 % në shtator 2024.
Shifrat tregojnë se ndonëse hoteli është opsioni më i preferuar për vizitorët, ka një dyfishim të net qëndrimëve në banesat e llojit AirBnB nga rreth 25 mijë në rreth 50 mijë, në raport vjetor.
Rajoni qendror dhe ai jugor ishin vendet më të vizituara.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



