Politike

Berisha informon SPAK-un: Nuk jam në Shqipëri të premten. Për ’21 Janarin’ më pyesni në vijim

Nga Gazeta ‘Si’- Përmes avokatit të tij, Genc Gjokutaj, Sali Berisha informon SPAK se nuk do të jetë në Shqipëri të premten (21 nëntor).

Për këtë shkak, ka kërkuar që për ’21 Janarin’ të pyetet në dy ditët në vijim, ose pas së hënës.

Deri më sot, ai pretendoi se SPAK nuk ia kishte dorëzuar fletëthirrjen personalisht. Sot kur iku për çështjen Partizani, deklaroi se mori edhe urdhër-thirrjen për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme lidhur me çështjen e “21 Janarit”.

“Njoftim quhet kur një person njoftohet direkt. Nga data 3 deri sot, asnjë person s’më ka ardhur të më thotë orë dhe datë, të më dorëzojë një letër dhe asnjë person nuk rezulton të ketë marrë përsipër një gjë të tillë. Unë kam dy posta elektronike njëra është e imja dhe njëra është e kuvendit, që unë nuk e përdor. Unë kam një numër telefoni që e njeh gjithë bota, marr SMS çdo ditë dhe aty nuk ka ardhur asgjë”, tha Berisha.

Berisha nuk e deklaroi qartë, por pyetjes nëse ishtë njoftuar për t’u paraqitur të premten ish-kryeministri u shpreh: “Ja si vepron Spak, e marrin njoftimin gazetarët më herët”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë