Kombetarja

Kavilja tradhëtoi Brojën, la fushën në lot…

Nga Gazeta Si – E nisi nga stoli por nuk arriti ta përfundonte. Armando Broja pësoi dëmtimin e rradhës ndaj Anglisë.

Sulmuesi kuqezi dhe lojtari i Burnley-t në Premier League pësoi dëmtimin e rradhës që përkeqëson akoma më shumë karrierën e tij.

Kavilja e tradhëtoi në ndeshjen që ai mund të ndihmonte më shumë me freskinë e nisjes nga stoli.

Një makth për Brojën që jo shumë larg nga sot la pas dëmtime të rënda që kanë përcaktuar karrierën e tij.

Për shkak të tyre, ai tashmë është tek Burnley pasi Chelsea nuk i besoi më. Dëmtime që nuk e lejuan të përsëriste sezonin e Vitese-s në Holandë apo dhe Southampton në Premier League.

Aventurat te Fulham dhe Everton nuk ishin pozitive dhe Burnley shihej si mundësia e fundit për rilindjen e një talenti që pas dëmtimit të sotëm, mund të ketë më pak shanse të vërteta për tu rikthyer i fortë si më parë.

Ekzaminimet e hollësishme mjekësore do të tregojnë gjatë javës, nivelin e këtij dëmtimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë