Kombetarja

‘Harry Kane Show’, mbyllet Shqipëri vs. Angli 0-2

Nga Gazeta Si – Dy gola që përsërisin suksesin në “Wembley” konfirmuan forcën e Tre Luanëve në “Arenën Kombëtare”.

Një gabim i kuqezinjve dhe një krosim i Marcus Rashford i mjaftuan Harry Kane për të zbritur kuqezinjtë me këmbë në Tokë.

Arbër Hoxha kishte mundësinë më të mirë për Shqipërinë në 51’ por Dan Burne ja bëri të vështirë konluzionin që përfundoi në duart e portierit Henderson.

Klasifikimi në përfundim të Gr. K

Ardhja e Saka nga stoli tregoi se anglezët nuk do mjaftoheshin me barazimin 0-0 dhe londinezi u shfaq menjëherë përpara Strakoshës por diagonalja e tij ishte lehtësisht e kontrollueshme për Strakoshën.

Atë cka nuk e bëri ai e realizoi në dy raste shënuesi më i mire i Tre Luanëve që mbërriti në kuotën e 78 golave në 112 ndeshje.

Shqipëria e filloi dhe e mbylli këtë fushatë me Anglinë që i shkatoi dy humbjet e vetme me të njëjtin rezultat për 14 pikë në përfundim të 8 ndeshjeve (4F, 2B, 2H).

Tre Luanët e mbyllën fushatën me 8 fitore për 24 pikë. 22 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Anglezët festojnë fitoret në Tiranë

Marcus Rashford kroson, Harry Kane dyfishon me golin e 78 personal me Kombëtaren (112 ndeshje) duke i rritur shifrat në 0-2 dhe lënë pas Pele që shënoi 77 gola në 92 ndeshje me Brazilin.

Harry Kane feston golin e 2-të në “Arenën Kombëtare”

Lojtari kryesor i miqve konfirmoi nuhatjen përpara portës duke i shpëtuar mbrojtjes dhe shrytëzuar Topin e kthyer gabimisht në zonë nga kuqezinjtë.

Devijim i saktë përpara duarve të Strakoshës që nëse ndali Saka minuta më parë, këtë herë u gjend i papërgatitur për të larguar Topin fillimisht dhe ndalur Kane më pas.

Shqipëria dhe Anglia u kthyen pas pushimit në “Arenën Kombëtare” për pjesën e dytë. Rezultati vazhdon të jetë ende 0-0.

Strakosha ndal Bowen në pjesën e 1-rë

Tre raste dhe dy gjuajtje në portë për Anglinë në fundin e një pjese të parë që u mbyll në shifra të bardha.

Avantazh në goditjet nga këndi, 4-3 ndërsa Shqipëria provoi vetëm një herë me Hysajn gjuajtja e të cilit (në hyrje të zonës) përfundoi mbi traun.

Kuqezinjtë ja dolën të neutralizojnë Jude Bellingham i cili nuk e konkretizoi epërsinë territoriale dhe dominimin në kontrollin e topit.

Mesfushori i Real Madrid nuk ishte asnjëherë në gjëndje të hapte lojën rrezikshëm.

Individuale rastet e Tre Luanëve që me Bowen fillimisht dhe Quansah pas tij gjetën në vendin e duhur dhe kohën e duhur portierin Strakosha.

Ka filluar në “Arenën Kombëtare”, sfida mes kuqezinjve dhe Tre Luanëve, e fundit në Gr. K.

Skuadrat kryesojnë në dy vendet e para me 22 pikë Anglia dhe 15 Shqipëria.

Sylvinho dhe Tuchel shpallën pak më parë formacionet për sfidën e fundit në Gr. K.

Të dy trainerët kanë zgjedhur të rrjeshtojnë skuadrat në skemën 4-3-3.

Sylvinho ka lënë Brojën në stol, ndërsa Tuchel e aktivizon Kapitenin Kane.

Dy skuadra të çliruara nga presioni i objektivave do të zbresin në më pak se 3 orë në “Arenën Kombëtare”.

Kuqezinjtë vijnë pas 5 fitoreve rradhazi (për të parën herë nën drejtimin e Sylvinho-s) ku pësuan dy gola në miqësoren ndaj Jordanisë.

E njëjta situatë edhe për “3 Luanët” që e kanë ruajtur portën të paprekur.

Kjo do të jetë ndeshja e 8 mes tyre pas 7 fitoreve të ishullorëve, 3 nga të cilat në eleminatoret për Kupën e Botës.

28 Mars 2021 – Shqipëri vs. Angli 0-2

12 Nëntor 2021 – Angli vs. Shqipëri 5-0

21 Mars 2025 – Angli vs. Shqipëri 2-0


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë