Kombetarja

Shqipëri vs Angli – Një festë futbolli në ‘Arenën Kombëtare’

Nga Gazeta Si – Dy skuadra që arritën objektivin e fazës së grupeve, do të përballen në orën 18:00 mes tyre në kryeqytet.

Vendasit në Playoff, ndërsa miqtë të kualifikuar direkt në fazën Finale.

  • Statistikat kryesore
    • Anglia provon të mbyllë eleminatoret me fitoren e rradhës dhe Opta I jep 68.1% shanse për këtë.
    • Shqipëria ka humbur 7 ndeshjet e luajtura ndaj Anglisë, të gjitha në eleminatoret e Kupës së Botës.
    • Anglia e ka ruajtur portën e paprekur në 9 ndeshje e fundit zyrtare, duke i fituar ato.

Anglia e ka siguruar vendin në Kupën e Botës por Thomas Tuchel nuk do të lejojë që skuadra e tij të ulë ritmin në eleminatoren e fundit ndaj Shqipërisë.

“Tre Luanët” kanë qenë perfektë deri tani, duke fituar të 7 ndeshjet e tyre në Grupin K, dhe kanë mundësi ta mbyllin fushatën kualifikuese pa asnjë humbje.

Shqipëria ka shënuar më shumë se një gol vetëm në një ndeshje – fitoren 3-0 në shtëpi kundër Andorrës – ndërsa Rey Manaj është golashënuesi më i mirë i kuqezinjve me 3 gola.

Në total, ishullorët kanë realizuar 7 gola nga 71 goditje (7.0 gola të pritshëm).

Megjithatë, në përballjen e fundit me Anglinë, Shqipëria pati vetëm tre goditje drejt portës, diçka që duhet ta përmirësojë nëse dëshiron të shkaktojë surprizën.

Në fakt, Shqipëria nuk ka pësuar gol në kualifikueset e luajtura në shtëpi (Europian/Botëror) për 8 ndeshje rradhazi, që prej humbjes 1-0 kundër Polonisë në Tetor 2021.

Në këto 8 ndeshje, ka pësuar 70 goditje (17 në kuadrat) me një pritshmëri prej 4.61 pa pësuar asnjë gol.

Shqipëri vs Angli: Ballë për Ballë
Anglia fitoi përballjen e fundit, 2-0 në Mars të këtij viti. Shqipëria i ka humbur 7 ndeshjet e luajtura kundër Anglisë, të gjitha eleminatore për Kupës së Botës.

Kuqezinjtë kanë pësuar të paktën dy gola në çdo humbje dhe kanë shënuar vetëm një herë –Altin Rraklli në humbjen 3-1 të Marsit 2001.

“Tre Luanët” kanë luajtur më shumë ndeshje vetëm kundër Luksemburgut (9), Andorrës (8) dhe San Marinos (8) duke ruajtur 100%, përqindjen e fitoreve, krahasuar me sfidat ndaj Shqipërisë (7).

Anglia i fitoi 7 ndeshjet e para në eleminatoret e Kupës së Botës dhe skuadra e Tuchel do të provojë ta mbyllë grupin me një rekord 100%.

Ishullorët shihen triumfues në 68.1% të 10,000 simulimeve, ndërsa barazojnë në 17.5% të tyre.

Ndërkohë Shqipëria ka 14.4% të shanseve për të fituar.

  • Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Djimsiti, Mitaj; Asllani, Shehu; Broja, Laci, Hoxha; Manaj
  • Anglia: Pickford; Spence, Konsa, Stones, Burn; Wharton, Rice; Saka, Bellingham, Eze; Kane

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë