Nga Gazeta Si – Sllovenia pret Kosovën në stadiumin “Stožice” sot në mbrëmje në Gr. B në eleminaoret e UEFA-s për “Kupën e Botës 2026”.
Të dy kombëtaret kanë ende gjithçka për të luajtur. Vendasit duan të ringjallin shpresat, ndërsa miqtë synojnë të vazhdojnë ecurinë e deritanishme.
E renditur në vendin e 51-të në Botë, Sllovenia po lufton të përmbysë situatën për të mbajtur gjallë ëndrrën e Botërorit.
Nën drejtimin e Matjaž Kek ka 3 ndeshje pa fitore dhe pa shënuar qoftë edhe një gol. Humbi 3-0 ndaj Zvicrës dhe barazoi pa gola kundër Kosovës dhe Suedisë.
Momenti i vetëm pozitiv në këto eleminatore ishte në ditën e parë, kur barazuan 2-2 me Suedinë, falë një goli të minutës së fundit nga Zan Vipotnik.
Që atëherë, mungesa e kreativitetit dhe efikasitetit në finalizim i ka zhgënjyer, duke shënuar vetëm 2 gola në 4 ndeshje për 3 pikë.
Në përgjithësi, ka qenë një periudhë e vështirë për sllovenët, të cilët kanë 3 fitore në ndeshje zyrtare që nga fillimi i vitit 2024 – dy prej tyre kundër Kazakistanit.
Ky bilanc i dobët i ka vendosur në një pozitë të rrezikshme, me pak hapësirë për gabime para këtij takimi.
Pa asnjë fitore deri tani dhe në vendin e 5 në grup, ndeshja e së shtunës shihet si vendimtare nëse duan të mbajnë gjallë shpresat për Botërorin.
Ndërkohë Kosova po përjeton një nga fushatat më të mira kualifikuese në historinë e saj, duke qënë pranë pjesëmarrjes së parë në Kupën e Botës.
Skuadra e Franco Fodës ka 7 pikë nga 4 ndeshje – 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje – duke u renditur e dyta në grup, 3 pikë pas Zvicrës kryesuese.
Pas nisjes së vështirë me humbjen 4-0 ndaj helvetëve, dardanët u përgjigjën në mënyrë mbresëlënëse – duke mposhtur Suedinë në ndeshjen e radhës, barazuar pa gola me Slloveninë dhe më pas duke mundur sërish Suedinë, 1-0 në takimin e kthimit, duke rritur shpresat për një vend në “play-off”.
Ata janë të pamposhtur në 8 nga 9 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet ku kanë fituar 7 ndeshje, përpara mbërritjes në Ljubljanë.
Edhe pse kapërcimi i Zvicrës për vendin e parë mbetet i vështirë, Kosova ka shanse reale të sigurojë një vend në “play-off” nëse ruan këtë formë.
Takimi i parë ndërmjet tyre përfundoi pa gola dhe sot të dy palët do të kërkojnë patjetër 3 pikët këtë herë.
Fituesit e grupit kualifikohen direkt në “Kupën e Botës 2026”, ndërsa vendet e dyta shkojnë në “play-off”-in e UEFA-s.
- Sllovenia: Oblak; Brekalo, Bijol, Drkusic, Janza; Karnicnik, Gnezda Cerin, Elsnik, Horvat; Vipotnik, Sturm
- Kosova: Muric; Gallapeni, Hajdari, Hajrizi, Krasniqi; Muslija, Avdullahu, Hodza, Vojvoda; Muriqi, Asllani
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



