Ka ndodhur

Shpërthim me lëndë plasëse në një restorant në Kamëz

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar në një restorant në Kamëz.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 në bulevardin “Nënë Tereza”, dhe lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të restorantit.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

Sasia që ka plasur ka qenë e vogël, pasi janë thyer disa xhama të fasadës. Në kamerat e lokalit duket autori që afrohet dhe lë lëndën plasëse, i maskuar, dhe largohet me vrap në këmbë.

Pronarët deklarojnë se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk kanë asnjë ide se pse është vendosur lënda plasëse, dhe do të jenë hetimet në vijim që do të zbardhin ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë