Nga Gazeta Si – Futbolli turk ndaloi përkohësisht 102 lojtarë të klubeve të niveleve të larta për shkak të një skandali të zgjeruar bastesh.
Federata Turke e Futbollit pezulloi 25 lojtarë nga “Super Lig” dhe 77 nga divizioni i parë (1. Lig) i nivelit të dytë për periudha që variojnë nga 45 ditë deri në 1 vit.
Mbrojtësi i Galatasaray-t dhe Kombëtares së Turqisë, Eren Elmali, u pezullua për 45 ditë. Bashkëlojtari i tij dhe mbrojtës qendre i Turqisë U-21, Metehan Baltaci, u pezullua për 9 muaj.
Ndërsa lojtari krahut te Konyaspor dhe Senegali, Alassane Ndao, mori një pezullim 12-mujor.
Elmali postoi këtë javë në Instagram se kishte vënë një bast për një ndeshje rreth 5 vjet më parë, që nuk përfshinte ekipin e tij. Ai iu bashkua Galatasaray-t këtë vit.
Baltaci gjithashtu pranoi bastet e kaluara, por theksoi se nuk ishin ndeshje ku kishte luajtur ai.
Pezullimet zbatohen për ndeshjet, por lojtarët mund të vazhdojnë stërvitjen, raportoi televizioni Haberturk.
Më shumë se 1000 lojtarë janë referuar në “Bordin Disiplinor të Futbollit Profesional” të Federatës në hetimin që vazhdon.
Federata ka pezulluar divizionet 3 dhe 4 për dy javë, por ka lejuar “Super Lig” dhe “1.Lig” të vazhdojnë.
Presidenti i Federatës, Ibrahim Haciosmanoglu, premtoi këtë javë se do të pastrojë futbollin turk nga korrupsioni, skandalet dhe praktikat joetike.
Futbolli turk është tronditur nga hetimet mbi bastet e pretenduara të gjyqtarëve, dhe tani të lojtarëve, në ndeshje që janë të ndaluara nga FIFA.
Më shumë se 150 gjyqtarë supozohet se kanë vënë baste, përfshi 7 prej tyre që kanë drejtuar ndeshje të nivelit të lartë dhe 15 asistentë gjithashtu.
Skandali është një pengesë për ringjalljen e futbollit turk në vitet e fundit. Vendi do të jetë bashkorganizator i Kampionatit Evropian të meshkujve në vitin 2032 me Italinë.
Kombëtarja arriti çerekfinalet e Euro 2024, dhe Stambolli është zgjedhur nga UEFA për të organizuar disa Finale të kompeticioneve evropiane të klubeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



