Ka ndodhur

Plagoset me armë një 32-vjeçar në Bulqizë, shpallet në kërkim autori

Gazeta Si – Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Bulqizë gjatë mbrëmjes së djeshme pas një konflikti me një bashkëmoshatar. Dyshohet se sherri mes autorit dhe të plagosurit kishte nisur më përpara.

I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, efektivët e Dibrës kanë shpallur në kërkim 32-vjeçarin G.B si autor të ngjarjes. Ai dyshohet për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit, dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë