Nga Gazeta Si- Në një konferencë për mediat, Anke Weber, përfaqësuese e FMN-së, u shpreh se ideja e Paqes Fiskale krijon risqe dhe mund të minojë progresin në sistemin tatimor.
“Kemi parë draftin e fundit të paketës së propozuar për paqen fiskale. Vërejmë se qeveria ka bërë përparim të konsiderueshëm gjatë viteve të fundit në forcimin e administrimit të të ardhurave në përputhje me këshillat e FMN-së. Ne kemi frikë që disa prej elementeve të projekt-propozimit mund të minojnë progresin e fundit të Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa risqe për përmbushjen dhe për drejtësinë”, tha Weber.
Po ashtu, shefja e Fondit tha se presioni fiskal, përfshirë shpenzimet e politikave sociale dhe mbrojtjen mund të gërryejnë hapësirat fiskale nëse nuk trajtohen.
“Sa i përket politikës fiskale, FMN rekomandon rritjen e të ardhurave, përmes çuarjes përpara të reformës së taksës së pronës. Duke mirëadministruar të ardhurat përmes teknologjisë të informacionit dhe përmirësimeve në të dhëna. Ne jemi të vetëdijshëm për rreziqet që kërkojnë vëmendje nga afër. Është parë rritje e fortë në huadhënien bankare, edhe pjesa e valutës duhet të menaxhohet me kujdes. Duhet të ketë bashkëpunim mes institucioneve dhe një qeverie të fortë, do të mbeten thelbësore”, tha ajo.
Ndër të tjera, Weber shtoi se FMN vazhdon t’i qëndrojë propozimit se qeveria shqiptare duhet të heqë përjashtimet tatimore për biznesin e vogël dhe përjashtimet e tjera preferenciale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



