Ka ndodhur

Arrestimi i dy kushërinjve, e shisnin kokainën në dy zona të Tiranës (video)

Policia ka arrestuar dy të rinj, S. dhe A. N., kushërinj me njëri-tjetrin, të cilët akuzohet se furnizonin me drogë qytetarë dhe grupe, të cilët më pas ndanin kokainën në doza dhe e shisnin në 2 zona të kryeqytetit.

Sipas njoftimit të policisë, grupi në fjalë operonte në zonat e “Alliasit” dhe “Oxhakut”. Policia u vendos në ndjekje të automjetit ku udhëtonin dy kushërinjtë, 34 dhe 31 vjeç, (djem xhaxhallarësh), deri në vendin e quajtur “Treshi”, ku u ndaluan për kontroll.

Brenda mjetit u gjetën 2 pako me 2 kg e 235 g lëndë të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 pistoletë e dyshuar lodër.

“Dyshohet se 2 kushërinjtë furnizonin me kokainë, qytetarë dhe grupe, të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku””, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë