Ka ndodhur

Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohen dy kushërinj me 2.2 kg kokainë

Gazeta Si – Dy kushërinj janë arrestuar në Tiranë gjatë një operacioni antidrogë, ku u sekuestruan 2.2 kg kokainë në zonën e Institutit në kamzë.

Sipas burimeve, lënda narkotike do të shitej në zonën e Freskut dhe dyshohet se kishte ardhur nga Spanja.

Dy të arrestuarit (kushërinj ) me njëri-tjetrin, kanë tentuar të arratisen, por janë kapur në afërsi të shinave të trenit në Institut.

Policia vijon punën për gjetjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në trafikun e drogës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë