Nga Gazeta Si – Kur duhen pak më shumë se 3 orë nga fillimi i sfidës mes Andorrës dhe Shqipërisë, e vlefshme për Gr. K në eleminatort drejt Botërorit të ardhshëm, le të shohim si janë përballur më herët këto dy skuadra.
Ato janë ndeshur 8 herë mes tyre në total ndërsa në eleminatoret e Botërorit kanë luajtur 3 herë mes tyre.
- 1 fitore – Andorra
- 1 barazim
- 6 fitore -Shqipëria
Në eleminatoret e Kupës së Botës
– 25 Mars 2021
Andorra vs. Shqipëri 0-1
– 15 Nëntor 2021
Shqipëri vs. Andorra 1-0
– 24 Mars 2025
Shqipëri vs. Andorra 3-0
Në këto eleminatore, vendasit kanë shënuar 3 gola (6/24 gjuajtjet në portë) dhe ndodhen në vendin e fundit të Gr. K me 1 pikë.
Në 5 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, Andorra ka 2 barazime e 3 humbje.
Ndërsa kuqezinjtë kanë shënuar 6 gola (20/47 gjuajtjet në portë) dhe janë në vendin e dytë të Gr. K me 11 pikë.
Në 5 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, Shqipëria ka 4 fitore dhe 1 barazim.
Formacionet e mundshme
– Andorra: Gomes; Borra, Olivera, Llovera, Garcia, San Nicolas; Rosas, Babot, Rebes, Cervos; Lopez
– Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Djimsiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laci; Bajrami, Manaj, Uzuni
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



