Ka ndodhur

Tiranë, arrestohet një 29-vjeçar për pornografi me të mitur

Gazeta Si – Një 29-vjeçar u arrestua në Tiranë, i akuzuar për “pornografi me të mitur”, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “STREAM”, që synon goditjen e shfrytëzimit seksual të të miturve në internet.

Sipas njoftimit zyrtar, policia thotë se në pranga ra M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë. Operacioni “STREAM” është zhvilluar me pjesëmarrjen e agjencive ligjzbatuese të 35 shteteve, në drejtimin e Policisë Kriminale Shtetërore të Bavarisë dhe Zyrës Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), me mbështetjen e EUROPOL-it.

“Pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore gjermane dhe nga EUROPOL-i, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer veprimet hetimore që çuan në identifikimin dhe arrestimin e shtetasit M. Z.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë