Futboll

‘Tulipanë’ e ‘panzer’-a në transfertë për kualifikimin

Nga Gazeta Si – Dita e dytë e raundit të 9 eleminator drejt Botërorit të ardhshëm zbret dy ndër fuqitë evropiane të futbollit. Holanda në transfertë ndaj Polonisë dhe Gjermania në transfertë ndaj Luksemburgut. “Tulipanë” dhe “panzer”-a nuk e kanë siguruar ende kualifikimin në fazën Finale të verës së ardhshme.

  • E Premte 14 Nëntor
    G – Finlandë vs Maltë (18:00)
    A – Luksemburg vs Gjermani
    L – Gjibraltar vs Mal i Zi
    L – Kroaci vs Isujt Faroe
    G – Poloni vs Holandë
    A – Sllovaki vs Irlandë e Veriut

Gr A: Gjermania udhëton drejt Luksemburgut, ndërsa Irlanda e Veriut do të vizitojë Sllovakinë, që ndodhet në vendin e dytë, pasi e mposhti 2-0 në Belfast në Tetor. Një pikë ose më shumë do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për skuadrën e Michael O’Neill.

Gr G: 3 pikë përpara ndjekësve në krye të grupit, Holanda pret Poloninë — e vetmja skuadër që mund t’i marrë vendin e parë. “Ne mund ta mbyllim kualifikimin në ndeshjet e rradhës,” tha kapiteni Virgil van Dijk në Tetor. “Atëherë do ta kemi arritur qëllimin tonë.”

Gr L: “Skuadra beson plotësisht që mund të shkojmë në Kroaci dhe të fitojmë,” tha mbrojtësi i Ishujve Faroe, Odmar Færø, përpara udhëtimit të skuadrës së tij drejt Rijekas. Një seri e paprecedentë me 3 fitore radhazi ka bërë që ekipi, i renditur i 136-ti në Botë, të shpresojë për një vend në “play-off”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë