Kombetarja

Sylvinho për Andorra-n: ‘Jemi të motivuar, lojtarët e dinë që duhet të japin maksimumin’

Nga Gazeta Si – Traineri Sylvinho u përgjigj pas Kapitenit Gjimshiti për objektivat dhe ambicjet e kuqezinjve në transfertën ndaj Andorrës dhe më pas në Playoff:

Traineri i Andorra-s punon prej kohësh me këtë skuadër dhe e njeh mirë ekipin e tij. Edhe në Tiranë na e bënë të vështirë pasi pësojnë pak dhe përpiqen të kundërsulmojnë rrezikshëm. Andorra është një ekip I vështirë pasi luan për çdo centimetër. Por shpresoj që nesër të jemi në gjëndje të fitojmë.

Po rritemi shumë si Federatë por kjo ndodh edhe për të tjerët. Kur luan jashtë është më e vështirë se në shtëpi. Ne kemi rezultate më të mira kur luajmë brënda. Sa i përket Playoff-it, është një moment historik pasi jemi shumë pranë dhe është diçka historike. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv.

Ekipi do jetë i njëjtë, ashtu si e kemi filluar ndaj Anglisë, për shpirtin dhe atmosferën në dhomat e zhveshjes. Ndryshime do të ketë por detyrimi për fitoren ka ardhur pas raundit të 3. Siç tha edhe Gjimshiti, ne jemi skuadër që pësojmë. Do të jetë ndeshje e vështirë, por ne do të japim maksimumin për të fituar.

Përpara Serbisë kishim më shumë kohë por këtë nuk e kemi në dorë gjithmonë. Nuk u stërvitëm shumë në fushë këtë herë, por kemi punuar me video dhe analizë në çdo ambjent ku kemi qënë. Jemi të motivuar dhe kemi ende edhe një stërvitje. Përgjegjësia është e të gjithë stafit ndërsa lojtarët e dinë që duhet të japin maksimumin. Duhet të fokusohemi për një ndeshje të vështirë përballjë një kundërshtari që iu krijoi probleme Serbisë dhe Anglisë. Mund të ketë nga ata që thonë është një kundërshtar i lehtë në letër, por në fushë ju them që do të jetë e vështirë.

Formacionin mund ta vendosim deri nesër në mesditë. Nuk ka rëndësi moduli por forma e lojtarëve. Ndaj jam i fokusuar tek karakteristikat ku futbollistët mund të bëjnë më mirë. Mund të kemi pak ndryshime.

Duhet të gjejmë lojtarët më të mirë për ti çuar në fushë. Andorrën e kemi analizuar për 15 ditë pasi e dimë që mbron mirë dhe bllokon linjat. Lojtarët e dinë dhe e përsëris që më e rëndësishme është që të përzgjedhim lojtarët më të mirë.

Koha kalon shpejt dhe kam disa vite që punoj si trainer. Do të jetë një përballje force. E kam përjetuar edhe më herët këtë situatë. Besoj se ka shumë ndeshje që duhet ti zgjidhin lojtarët. Pas të dielës ata do të kthehen në ritmin e klubeve. Por mund ta them, po, ka një numër të lartë ndeshjesh që lojtarët duhet ta përballojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë