Kombetarja

Gjimishiti përpara Andorra-s: ‘Futemi në fushë besimplotë se do të marrim 3 pikë për Playoff-in’

Nga Gazeta Si – Kapiteni Berat Gjimshiti ishte i pari që iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp për eleminatoren e të enjtes ndaj Andorra-s:

Kemi ardhur për një qëllim që të marrim 3 pikë pasi na shërbejnë për kualifikimin. E kemi parë si ka luajtur Andorra ndaj Anglisë apo Serbisë që i ka vënë në vështirësi. Por ne do të luajmë futbollin tonë me vetëbesim për 3 pikët e rradhës. Kundërshtarin e respektojmë por jemi të gjithë gati për ta përballuar një ndeshje të tillë të vështirë.

Jam krenar për 300 ndeshje me Atalantën. Si gjithmonë ndeshja e rradhës është më e rëndësishmja por besoj se do të zbresim në fushë për të marrë 3 pikë për vazhdimin e ëndërrës për të shkuar në Playoff. 10 vite më parë nuk e mendoja që do të udhëhiqja skuadrën në këtë moment. Por pak vite më parë, do të thoja po sepse koha ka ndryshuar dhe futbolli ti jep këto mundësi.

Ajo që mund të them tani është se mundësitë që kemi për lojtarët aktualë plus të rinjtë e afruar së fundmi që kanë krijuar vështirësi për trainerin që duhet të zgjedhë formacionin. Kualiteti është rritur në disa elementë ndërsa është ruajtur grupi, krahasuar me skuadrën e 10 viteve më parë. Grupi është forca jonë më e madhe.

Çdo ndeshje futem për të mos pësuar gol por nëse do të kem mundësi do të provoj të shënoj. Por nuk ka rëndësi nëse shënoj une apo jo. Rëndësi ka të fitojmë dhe të shkojmë në Playoff, kjo është më e rëndësishmja.

Kur dëgjuam që do ketë shumë tifozë shqiptarë, kjo është një shtytje më shumë dhe ne duam ti falenderojmë. Ajo që mund të bëjmë është maksimumi në fushë dhe besoj e shpresoj që ti gëzojmë në fund të ndeshjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë