Prej pak ditësh Shqipëria U-21 është grumbulluar në Moldavi ku do të luajë miqësoren e rradhës. Traineri Alban Bushi foli për “fshf.org” në prag të saj ku theksoi ecurinë e përgatitjeve dhe vlerësoi kundërshtarin si një ekip shumë i fortë në fushën e tij.
- ”Kemi zhvilluar 4 seanca stërvitore. Grupin e kemi të plotë dhe nuk kemi pasur dëmtime. Na kanë ndihmuar shumë këto ditë në stërvitje sepse kemi punuar shumë taktikisht. Dita e martë ka qenë shumë intensive, kemi punuar paradite dhe pasdite për të qenë sa më mirë ditën e ndeshjes. Patjetër që është e rëndësishme, për ne çdo ndeshje është e rëndësishme. Pavarësisht se nuk luajmë në kualifikuese, i vlerësojmë maksimalisht këto ndeshje. I kemi vlerësuar dhe në të shkuarën, por gjithsesi Moldavia është për t’u vlerësuar, sepse është një ekip mjaft i mirë, i fortë në fushën e vet. Të vendosin në vështirësi. Kanë vendosur ekipet e mëdha në vështirësi në fushën e vet. Ne do mundohemi që t’i përgjigjemi ashtu siç dimë ne, me atë lojë që bëjmë ne. Të luajmë sa më fort, të jemi bllok mbrapa dhe të dalim me kundërsulm sa më të shpejtë”, – përfundoi Alban Bushi.
Miqësorja Moldavi U21 – Shqipëri U21, do të luhet të enjten në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në orën 12:00.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



