Nga Gazeta ‘SI’ – Sipas shifrave të Drejtorisë së Shërbimeve Rrugore, DPSHTRR, nga janari në tetor të këtij viti shqiptarët kanë blerë 4.200 mjete elektrike, dyfish më shumë se një vit më parë, por mbetet një shifër jo domethënëse në flotën e re, ku zë vetëm 5.5%.
Në total, për këtë periudhë, në Shqipvri janë regjistruar mbi 82 mijë mjete të reja, ku kryesojnë ato me naftë.
Marka që dominon rrugët e vendit është ajo kineze, BYD, me mbi 2.300 mjete aktive. Makinat elektrike të Volksëagen renditen të dytat, por me një diferencë të madhe nga vendi i parë, me vetëm 938 mjete aktive.
Ndoënse ka pasur nisma edhe nga qeveria për të bërë Shqipërinë një vend me transport të qëndrueshëm “green”, në realitet transformimi ka çaluar. Mjetet elektrike përdoren kryesisht nga kompanitë e taksive dhe shumë më pak nga familjarët.
Së fundmi, një vendim i ERE-s, që bie në kundërshtim me fokusin e Shqipërisë për të stimuluar përdorimin e mjeteve elektrike, rriti çmimin e karikimit për to nga 11 në 22 lekë/Këh. Ndonëse shoqatat e taksive kërkuan që vendimi të pezullohej, nuk ndodhi.
Një ditë më parë, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, tregoi se OSHEE po projekton ngritjen e disa pikave të karikimit të mjeteve për familjarët, me çmim preferencial. Ajo tha se çmimi i rritur do të prekë ata që zgjedhin ta blejnë energjinë elektrike, privatisht.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



