Ka ndodhur

Durrës/ U godit me grusht nga 18-vjeçari, ndërron jetë 52-vjeçari

Policia e Durrësit ka ndaluar një 18-vjeçar, pasi goditi me grusht një 52-vjeçar, i cili ndërroi jetë. Sipas policisë, pas grushtit, viktimës i ra koka në tokë dhe për pasojë humbi jetën.

Ngjarja ka ndodhur më datë 9 nëntor, në fshatin Arapaj. L. Ç., dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, S. F., 52 vjeç.

Viktima ka humbur jetën më datë 10 në Spitalin e Traumës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë